EURO 2020
UEFA dënon Malin e Zi para ndeshjes me Kosovën
26 April, 2019 @17:05
Për shkak të koreve raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë dhe për ndezje të flakadanëve e hudhjeve të gjësendeve në fushë, Mali i Zi sot ka pranuar zyrtarisht dënimin nga UEFA.
UEFA ka vendosur që ta dënojë Malin e Zi me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues si dhe me shumën monetare prej 20 mijë eurove.
Kjo nënkupton që Mali i Zi ndeshjen ndaj Kosovës me 7 qershor e zhvillon pa praninë e shikuesve, gjë që mund të jetë pozitive për përfaqësuesen tonë.
Përveç Kosovës e Malit të Zi, në Grupin A kualifikues drejt EURO2020 ndodhen edhe Anglia, Bullgaria e Çekia, derisa pas ndeshjes së parë të zhvilluar në këtë grup, Kosova ka vetëm 1 pikë.