REFEREE
Nuza me ndihmësit, referojnë ndeshje ndërkombëtare
15 November, 2018 @13:42
Gjyqtari i njohur kosovar me stemën e FIFA-së, Genc Nuza, së bashku me ndihmësit e tij do të ndajë drejtësinë në ndeshjen miqësore Turqia - Ukraina.
Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Befsort Kosumi.
Ndeshja do të luhet më 20 nëntor në stadiumin e Antalya-së.
Kjo është hera e dytë që Nuza, Berisha e Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë e Kombëtares së Turqisë, ku ndeshja debutuese e tyre në arenën ndërkombëtare ishte ndeshja Turqia - Moldavia.