ROBERT PROSINECKI
Bosnja emëron trajnerin e ri të reprezentacionit
5 January, 2018 @9:53
Ish ylli kroat, Robert Prosinecki, është emëruar si trajneri i ri i përfaqësueses së Bosnës.
Futbollisti i dikurshëm i Real Madridit dhe Barcelonës dhe futbollist që ka fituar medalje të bronztë në Botërorin “Franca 98” me Kroacinë, do ta udhëheq përfaqësuesen e Bosnjës.
Prosinecki për herë të fundit ishte trajneri i përfaqësueses së Azerbajxhanit, derisa në krye të Bosnjës do të jetë për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë në këtë muaj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.