KUPA E KOSOVËS
Feronikeli në 2 minutat e fundit, eliminon Lirinë
12 February, 2020 @14:37
Pas një pjese të parë të qëndrueshme të Lirisë, që duroi mbi 5-6 raste të mira të Feronikelit dhe pritjes së gjatë për të dëgjuar fishkëllimën e fundit të gjyqtarit dhe sinjalizimin e vazhdimeve, Liria u mposht.
Feronikeli dukshëm më i mirë dhe me raste më të mëdha në ndeshje, krejt në fund të takimit çau mbrojtjen e prizrenasve që luanin lojën e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Skender Shengyli.
Ka qenë Besmir Bojku që shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes për 0-1, kur pranoi një top nga Mendurim Hoti.
Ndërsa ky i fundit në minutën e 90-të pa penalltinë e mbrojtur nga portieri Drilon Hodaj, të cilën nga dëbimi e shtyu në portë Mendy për përfundimtaren 0-2 [Bojku 88, Mendy 90].
Fitorja e çon Feronikelin e Agim Sopit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa për Lirinë, që ka qenë skuadra e vetme nga Liga e Parë që arriti në çerekfinale të Kupës, kjo ishte përshëndetje nga gara.
FORMACIONET STARTUESE:
LIRIA: Hodaj, Bytyqi, Lila, Igumanovic, Gjeraj, Susuri, Islamaj, Tafili, Gashi, Memaj, Karahoda. Trajner: Skender Shengyli. | FERONIKELI: Troshupa, Lladrovci, Berisha, Y. Hoxha, Islami, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, M. Hoxha, Loshi, Zeka. Trajner: Agim Sopi. |