OUSMANE DEMBELE
S’është në evropianin EURO 2020
12 February, 2020 @12:19
Mesfushori i krahut të Barcelonës, Ousmane Dembele, pritet të mungojë në evropianin EURO 2020, duke e bërë kështu edhe ekipin edhe reprezentacionin të mos llogarisin në te.
Francezi 22 vjeç do të mungojë për 6 muajt e ardhshëm për shkak se do të duhet të operohet, pasi që ka shkyer seriozisht fijet muskulare të këmbës dhe faza e shërimit do ta lë atë jashtë fushave së paku deri në qershor.
Dembele ka pësuar lëndime në të dyja këmbët disa herë prej se iu bashkua Barcelonës nga Dortmundi në vitin 2017.
Këtë sezon, Dembele ka luajtur vetëm në tre ndeshje, duke munguar në 63 duele tjera të Barcelonës në të gjitha garat prej fillimit të gushtit.