SPAL
Leonardo Semplici pas historisë me klubin, pranë largimit
10 February, 2020 @8:43
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, shpejt pritet të bëhet me trajner të ri te ekipi i tij në Serie A, SPAL.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sky Sport Italia, derisa ekipi i Spalit është pranë ndarjes me trajnerin aktual Leonardo Semplici.
Në vend të Semplicit ekipi ka zhvilluar bisedime me selektorin e Italisë U21, Luigi di Biagio, që pritet të merr drejtimin e skuadrës, për t’i shpëtuar këta të fundit nga rënia prej elite.
Përndryshe Semplici ka marrë drejtimin e Spalit në dhjetor të vitit 2014, kur Spal ka qenë ekip i Serie C-së! Por, sikurse çdo tregimi që i vie fundi, edhe për 52 vjeçarin duket se janë ditët e fundit në krye të skuadrës.
Leoja kishte bartur skuadrën në Serie B për herë të parë në 23 vite. Pastaj menjëherë i çoi në Serie A, ku ka arritur t’i mbajë për tre stinorë radhazi 2017/18, 18/19 dhe 19/20.