REIMS
Arbër Zeneli i gatshëm ndaj St Etiennit
10 February, 2020 @19:55
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, Arbër Zeneli, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës si mysafir të skuadrës së tij, që e luajnë ndaj St Etiennit.
Pra Reims, nuk do të mund të llogaris edhe në fundjavën e ardhshme për Zenelin që ka nisur stërvitjet me skuadrën, por s’është ende plotësisht i gatshëm për lojë. Më 16 shkurt Reims pret Rennesin.
Ndërsa më 23 shkurt, kur ekipi udhëton në St Etienne, Zeneli do të ketë mundësi aktivizimi për ekipin e tij, pas gati nëntë muajsh mungesë në skuadër për shkak të lëndimit të rëndë që e pësoi, ka bërë të ditur Koha sot.
Për më tepër, rikthimi i Zenelit vjen në momentin më të mirë për Kosovën, që tashmë po numëron mrapsht ditët e duelit vendimtar, ndaj Maqedonisë Veriore në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së PlayOffit të Ligës D të Kombeve, që jep afron biletën e fundit për EURO 2020.