TRAJNERI I RI
SPAL zyrtarizon Di Biagion
10 February, 2020 @16:19
Biancazzurrët e SPAL-it kanë zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, Luigi di Biagio, pasi që ndanë rrugët me trajnerin që bëri historinë me ekipin, Leonardo Simplicci.
Selektori i Italisë U21, Di Biagio ka marrë detyrën e tij të re, që e lidh atë me klubin që po lufton për mbijetesë në Serie A, deri më qershor të vitit 2020.
Në faqen zyrtare të klubit, i është uruar mirëseardhje Di Biagios që do të dalë para lojtarëve të ekipit nesër.
Etrit Berisha është portieri i parë i ekipit të SPAL-it. SPAL është i fundit në renditje të Serie A-së, ku pas 23 ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm 15 pikë, një më pak se Brescia e parafundit dhe 4 më pak se Genoa, gjithashtu në rrezik.