A&N 1-2 VËLLAZNIMI
Jurgen Gjini i sjell fitoren e parë pranverore Vëllaznimit
3 April, 2021 @18:50
Sulmuesi i ekipit gjakovar, Jurgen Gjini, ka shënuar dy-golësh sot në Prizren, për t’i sjellë ekipit të tij fitoren e parë në pjesën pranverore të stinorit.
Vëllaznimi ka arritur të mposht A&N në Korishë të Prizrenit, me rezultat të ngushtë, 1-2, ndërsa Gjini ka shënuar dy herë, duke dhënë një gol në pjesë të parë dhe një në të dytën për fitore.
A&N 1-2 Vëllaznimi [n.n. - Jurgen Gjini 33, 75].
Fitorja për Vëllaznimin ka qenë jetike sot, pasi që pas gjashtë xhirove pranverore pa fitore (3 barazime e 3 humbje) gjakovarët më në fund kanë fituar dhe kështu kanë krijuar një distancë solide nga Vushtrria e fundit, që rrezikon rënien nga Liga e Parë.
Sa i përket A&N, kriza e rezultateve po vazhdon aty. Pasi që nisën me fitore pjesën pranverore të stinorit, ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka, tashmë 6 xhiro nuk ka shijuar fitoren, duke u eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës në proces.