LIRIA 5-0 VITIA

TOPSPORTI/ nga arkivi
Jurgen Gjini me 5-she, Liria thellë ndaj Vitisë
28 September, 2019 @17:15
Liria i është kthyer fitores në Ligë të Parë pas barazimit me Onixin në xhiron e shkuar, duke e mposhtur bindshëm sot Vitinë në Përparim Thaqi.
Sulmuesi nga Shqipëria, Jurgen Gjini, ka qenë njeriu i ndeshjes te bardhezinjtë, duke shënuar pesë gola për fitoren 5-0 të Lirisë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Me këtë fitore Liria ka arritur në kuotën e 13 pikëve dhe me fitoren e katërt mbetet në ekipet kryesore që synojnë Superligën për stinorin që vjen.
Sa i përket Vitisë, ekipi do të duhet të kërkojë pikë për të dalë nga zona e rrezikshme në përballjet tjera të sezonit.