TRANSFER
Liverpool po mendon për DePaul
20 February, 2021 @17:20
Liverpooli po mendon të transferojë sulmuesin e Udinese, Rodrigo DePaul, shkruan Goal.
Sipas Goal Liverpooli kishte shprehur interesim për argjentinasin në janar, por nuk ndodhi ai transferim dhe pritet që përsëri gjatë afatit të verës të tentojnë ta shtojnë në skuadër.
Udinese nuk do ta lirojë sulmuesin pa 35 milionë euro apo 49 milionë dollarë, mbetet të shihet nëse një marrëveshje do të ndodh.