BOLOGNA 1-2 INTER
Lukaku vendos në fund, Inter në krye
2 November, 2019 @20:07
Para derbit të Torinos mes Torinos dhe Juventusit, Inter ka shfrytëzuar rastin për të dalë në krye të Serie A-së, duke e mposhtur Bolognan 1-2 në një ndeshje tejet të vështirë për neroazzurrët e Antonio Contes.
Pas pjesës së parë pa gola, ka qenë Roberto Soriano (59’) që me një goditje jashtë 16-shes ka shënuar për epërsinë e vendasve.
Më pas, Romelu Lukaku ka barazuar nga afërsia, pasi që një tollovi e krijuar në zonë dhe topi të dëbuar disa herë, ka gjetur portën për 1-1 (75’).
E krejt në fund, kur mendohej se ndeshja s’do të kishte fitues, vjen penalltia. E prej aty, Lukaku u tregua i pagabueshëm për 1-2 (90’) për të çuar Interin në 28 pikë me 11 ndeshje në krye të tabelës.
Juventus duhet që patjetër të mposht Torinon sonte, ashtu që të rikap kreun, pasi që ka 26 pikë.