SPORTING BRAGA 0-1 GLASGOW RANGERS
Rangersi i Kamberit dhe Gerrardit, i pari që arrin të tetën e finales
26 February, 2020 @22:15
Para ndeshjeve së sotme të kthimit në të gjashtëmbëdhjetën e finales së Europa Ligës, Glasgow Rangers i drejtuar nga ish-ylli i Liverpoolit Steven Gerrard, ka arritur të sigurojë të tetën e finales.
Rangers ka mposhtur Sporting Bragën portueze si mysafire sonte 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Ryan Kent në minutën e 61-të të ndeshjes. Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar kishte përfunduar gjithashtu në të mirë të ekipit të Gerrardit, 3-2.
Shqiptari Florian Kamberi ka luajtur për 78min në këtë përballje dhe tashmë ekipi i kualifikuar i Rangersit pret të mësojë kundërshtarin e radhës, pasi që të kuptohen të gjitha skudrat e kualifikuara nga ndeshjet që luhen nesër.
Përndryshe, Rangers prej se ka shtuar në radhët e veta talentin rumun Ianis Hagi, është bërë shumë më i rrezikshëm në sulm. E ky i fundit, sot kishte dështuar të shënojë penallti!