BOLTON
S’ka rroga, s’ka ndeshje
27 April, 2019 @9:02
EFL 16 orë para fillimit të ndeshjes ka bërë të ditur se dueli mes Brentfordit dhe Boltonit nuk do të zhvillohet.
Kjo, pasi që asnjë rrogë e muajit mars nuk i është paguar futbollistëve të Boltonit, të cilët tashmë e kanë të konfirmuar rënien nga Championship në League One [kategoria e tretë] të Anglisë.
“Si rezultat i zhvillimeve zhgënjyese, liga është detyruar të suspendojë këtë duel,” ka shkruar njoftimi i EFL.
Në anën tjetër, edhe klubi i Boltonit ka kërkuar falje për gjendjen ku gjendet dhe telashet që ka shkaktuar.
“Kërkojmë falje për shqetësimin dhe jemi të detyruar të pranojmë çdo dënim, që po na shkakton kjo gjendje,” ka cekur ndër të tjera komunikata e klubit.