ONIX
Tetë përforcime te Onixi
24 July, 2019 @14:49
Skuadra e Onixit që garon në Ligë të Parë të Kosovës ka mbushur skuadrën me përforcime për edicionin e radhës në Ligë të Parë 2019/20.
Ditë më parë Onix ka bërë të ditur se ka rikthyer një lojtar në skuadër, ndërsa ka nënshkruar edhe me 7 futbollistë tjerë, që kanë ardhur nga Vëllaznimi, Istogu e Dukagjini.
Kështu ekipi nga Banja e Pejës që njihet si ekip stabil i Ligës së Parë me fondin e lojtarëve pritet që përsëri të jetë problem për skuadrat me emër në këtë ligë.
E të transferuarit janë:
Agron Beqiri nga Vëllaznimi,
Labinot Jetullahu nga Vëllaznimi,
Alban Dreshaj nga Istogu,
Rinor Kuqi nga Istogu,
Erjon Çetta nga Istogu,
Adem Dreshaj nga Istogu,
Endrit Elezaj nga Dukagjini,
Arjan Metaj, rikthim.