Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AGIM ADEMI

Kreu i FFK-së, 9 muaj burgim efektiv

Foto: FFK

Kreu i FFK-së, 9 muaj burgim efektiv


5 July, 2019 @17:18

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me 9 muaj burgim efektiv, pasi është shpallë fajtor për njërën nga dy veprat penale për të cilat ngarkohej.

Ai është dënuar për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallë aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkuar.

“Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën, Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30,000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje,” ka bërë të ditur faqja Betimi për Drejtësi.

“Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMë X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”,” ka përfunduar shkrimi në raportin e medies në fjalë.

Ademi ka marrë drejtimin e FFK-së pas vdekjes së kryetarit Fadil Vokrri.

Në ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka lëshuar këtë komunikatë lidhur me rastin, duke e konsideruar të padrejtë dhe të pabazuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Me rastin e komunikimit të vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku presidenti i FFK-së, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim, proces ky i nisur qysh në vitin 2012, sot pasdite, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Ademi ka mbajtur një takim. Me këtë rast, presidenti Ademi para anëtarëve të KE-së ka thënë se komunikimin e vendimit të sotëm e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar, sepse nuk e ndjen veten fajtor. Presidenti Ademi do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha procedurat ligjore – ankimore,  të cilat janë të parapara me ligjet e vendit, jo për ta mbrojtur postin por për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe për ta mbrojtur kredibilitetin e institucionit. Gjithsesi, presidenti Ademi do t’i respektojë të gjitha vendimet e institucioneve çfarëdo qofshin ato në përfundim. Presidenti Ademi falënderon të gjithë akterët e futbollit për përkrahjen dhe premton se do të vazhdojë njësojë me punë dhe përkushtim në drejtimin e FFK-së dhe sukseseve të reja, ashtu siç ia garanton Kushtetuta e vendit dhe aktet normative të FFK-së. Njëkohësisht KE i FFK-së i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi që të vazhdojmë së bashku me trendin e sukseseve nën drejtimin e tij dhe fton opinionin e gjerë dhe të gjithë dashamirët e futbollit që këtë lajm ta marrin me qetësi dhe maturi. KE i FFK-së konsideron se kjo është një tjetër sfidë e radhës, e cila besojmë fuqishëm se do të tejkalohet dhe do të na bëjë edhe më të fortë në realizimin e vizionit dhe objektivave të FFK-së,” shkruan komunikata.


VEDAT MURIQI

Vendoset e ardhmja e Muriqit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Vendoset e ardhmja e Muriqit

04/07/19 @ 22:46

RAUL ALBIOL

Manolas e shtyen të kthehet në Spanjë

Serie A/La Liga/Transfere

Manolas e shtyen të kthehet në Spanjë

04/07/19 @ 15:26

RODRI

Kush është transferi më i shtrenjtë në histori të Cityt?

Premier League/La Liga/Transfere

Kush është transferi më i shtrenjtë në histori të Cityt?

04/07/19 @ 14:57

LA LIGA

Caktohen datat e El Clasico-ve

La Liga

Caktohen datat e El Clasico-ve

04/07/19 @ 14:05

EMIR UMIT

Llapi zyrtarizon përforcimin e radhës

FFK Superliga/International/Transfere

Llapi zyrtarizon përforcimin e radhës

04/07/19 @ 12:21

PHILLIP COCU

Derby merr trajnerin holandez pas largimit të Lampardit

Premier League/Transfere

Derby merr trajnerin holandez pas largimit të Lampardit

04/07/19 @ 12:08

MEDIA TALK

Galatasaray rrit ofertën për Muriqin

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Galatasaray rrit ofertën për Muriqin

04/07/19 @ 11:12

STAMFORD BRIDGE

Rikthimi i Lampardit te Chelsea

Premier League/Transfere

Rikthimi i Lampardit te Chelsea

04/07/19 @ 10:18

GOLD CUP 2019

Futbollisti i Chelsat siguron, SHBA në finale

International

Futbollisti i Chelsat siguron, SHBA në finale

04/07/19 @ 08:36

COPA 2019: KILI - PERU 0-3

Guerrero me shokë prishin ëndrrat e kampionit

International/Copa America

Guerrero me shokë prishin ëndrrat e kampionit

04/07/19 @ 08:13

PREMIER LEAGUE

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

Premier League

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

19/05/24 @ 19:01

YLLI TREGON DHËMBËT, BARAZON SERINË!

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

FBK Superliga

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

19/05/24 @ 18:52

DUELI DHE DATA E BARAZHIT

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

FFK Liga e parë

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

19/05/24 @ 18:25

PHOENIX BIE NGA LIGA E PARË!

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

FFK Liga e parë

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

19/05/24 @ 17:54

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (35)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (35)

19/05/24 @ 09:08

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43


 
Të gjitha lajmet nga