LIRIA - VËLLAZNIMI

Liria pa fitore ndaj Vëllaznimit
8 May, 2021 @10:59
Liria sot nga ora 15:00 e pret Vëllaznimin në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Skuadra prizrenase në këtë sezon nuk ka mposhtur asnjëherë skuadrën gjakovare. Të dyja ndeshjet kanë përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Vëllaznimit.
Kjo do të jetë një ndeshje formale edhe për Lirinë edhe për Vëllaznimin, ngase e siguruan Ligën e Parë edhe për një sezon.
Aktualisht Vëllaznimi me 29 pikë gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Liria me 28 pikë gjendet një pozitë më poshtë se skuadra gjakovare.