SHKËNDIJA - NOMME KALJU

Foto: KFShkendija/fb
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
16 July, 2019 @19:55
Paraqitje e dobët dhe fitore e merituar e mysafirëve estonez në Shkup, derisa Shkëndija me humbje prej 1-2 në shtëpi është përshëndetur nga Liga e Kampionëve për këtë stinor.
Epërsia e arritur në ndeshjen e parë ndaj Nomme Kalju prej 0-1 nuk i ka mjaftuar tetovarëve, të cilët vunë në zjarr epërsinë dhe humbën 1-2 në fund, për të shkuar tutje ekipi estonez me avantazhin e golit si mysafir.
Italiani Max Ugge i dha epërsinë befasuese Nommes 0-1 (5’), ndërsa Agim Ibraimi barazoi nga penalltia 1-1 (62’), para se braziliani Liliu të ngrijë djelmoshat e Qatip Osmanit në minutën e 90’+1 të takimit kur shënoi për përfundimtaren dhe kualifikimin e ekipit të tij, 1-2.
Shkëndija sidoqoftë, nuk ka kryer misionin evropian për këtë verë, pasi që do të kenë edhe një rast kualifikimi tutje nga Europa Liga, ku shpejt do të mësojnë rivalin.