Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 3-1 FERONIKELI

Fitorja e parë ndaj Feronikelit, për të mbajtur hapin me kreun

Fotot: prishtinafc.com

Fitorja e parë ndaj Feronikelit, për të mbajtur hapin me kreun


29 June, 2020 @22:30

Prishtina përgjatë këtij stinori ka pasur bilans negativ ndaj Feronikelit në Superligë. Dy takime, dy humbje për bardhekaltërit.

Mirëpo, në momentin kur atyre iu desht më së shumti fitorja, ata e arritën për të mbajtur hapin ndaj Dritës lidere, duke i mposhtur drenicakët 3-1 [Oto John 11, Gauthier Mankenda 45, Ahmed Januzi 57 - Albert Dabiqaj 12].

Oto John

Një pasim i mirë i Armend Thaqit në kundërsulm, ka gjetur në vrap Oto Johnin që ka shënuar golin hapës të ndeshjes, duke ia dhënë epërsinë Prishtinës 1-0 (11’).

Por që në sulmin tjetër, mysafirët barazuan për të sjellë gjithçka në vend - golin e neutralizimit e shënoi Albert Dabiqaj kur Jean Carioca da Silva i asistoi atij nga goditja e këndit që në minutën e radhës dhe ky shënoi me kokë (12’) 1-1.

Oto John

Pas kësaj vazhdoi loja e hapur, derisa tentimet e Besmik Bojkut (24’) dhe Mendurim Hotit (42’) ishin afër, e në anën tjetër vendasit e drejtuar nga Armend Dallku provuan me Ahmed Januzin (25’) dhe Oto Johnin (35’).

TABELA AKTUALE

E në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një kombinimi të Johnit me Endrit Krasniqin, ky i fundit me lëvizje brilante iu shmang mbrojtësit, krijoi hapësirë dhe shutoi për të shënuar. Deniz Troshupa mbrojti goditjen e tij, e topin e dëbuar e futi në rrjetë Gauthier Mankenda (45’) 2-1, për t’i dhënë fund pjesës së parë me këtë rezultat.

Jean Carioca da Silva

Në pjesë të dytë rastet vazhduan dhe përsëri Prishtina shfrytëzoi sistemin e njëjtë sikurse në golin e parë. Asisti erdhi nga e djatha, derisa sulmuesi qëndronte në anën e majtë.

Me të pranuar topin Ahmed Januzi bëri lëvizjen mashtruese, iu shmang mbrojtësit mysafir dhe me të majtën në këndin e portierit goditi për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1 (57’).

Prishtina vs Feronikeli

Raste kishin të dyja palët deri në fund, por Visar Bekaj në portë të Prishtinës si dhe Troshupa te ajo e Feronikelit të Afrim Tovërlanit - ishin në nivel të detyrës për të mos lënë më gola në ndeshje.

Me këtë fitore Prishtina ruan pozitën e dytë dhe distancën 4 pikëshe me liderin Drita. Në anën tjetër, Feronikeli mbetet pas katërshes kryesore tash për tetë pikë dhe thuajse pa gjasa reale për dalje në Evropë në stinorin 2020/21.


SKENDERAJ

Gani Sejdiu ndahet nga Drenica

FFK Superliga

Gani Sejdiu ndahet nga Drenica

30/06/20 @ 12:01

ALBERT CELADES

Largojnë trajnerin, dorëhiqet drejtori sportiv

La Liga/Transfere

Largojnë trajnerin, dorëhiqet drejtori sportiv

30/06/20 @ 11:30

BALLKANI 3-1 VUSHTRRIA

Ballkani fiton për vend të tretë dhe Vushtrria bie nga Superliga

FFK Superliga

Ballkani fiton për vend të tretë dhe Vushtrria bie nga Superliga

29/06/20 @ 19:28

GJILANI 2-2 LLAPI

Llapi i prish punë Gjilanit, Progni shpëton ‘skifterat’

FFK Superliga

Llapi i prish punë Gjilanit, Progni shpëton ‘skifterat’

29/06/20 @ 19:28

DRITA 2-0 DUKAGJINI

Liderja ngrit diferencën në krye

FFK Superliga

Liderja ngrit diferencën në krye

28/06/20 @ 19:30

FLAMURTARI 3-2 FERIZAJI

Fitore e Flamurtarit për ngritje në tabelë

FFK Superliga

Fitore e Flamurtarit për ngritje në tabelë

28/06/20 @ 19:02

DRENICA 2-4 TREPÇA'89

Zëvendësimet ideale të Idrizit, Trepça’89 vazhdon shpresën

FFK Superliga

Zëvendësimet ideale të Idrizit, Trepça’89 vazhdon shpresën

28/06/20 @ 18:29

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita - Dukagjini

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drita - Dukagjini

28/06/20 @ 16:41

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drenica - Trepça ‘89

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drenica - Trepça ‘89

28/06/20 @ 16:37

11-SHET

Formacionet zyrtare: Flamurtari - Ferizaj

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Flamurtari - Ferizaj

28/06/20 @ 16:34

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28


 
Të gjitha lajmet nga