ALBERT BUNJAKI
Ish selektori: Kosova në grupin më të vështirë
6 March, 2020 @23:58
Ish selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në emisionin sportiv të T7 ka vlerësuar se grupi i Kosovës në Ligë të Kombeve, është ndër më të vështirit aty, me Slloveninë e Greqinë që kanë përparësi të dukshme.
“Grupi i Kosovës është më i vështirë. Edhe pse edhe grupet tjera nuk janë të lehta, pasi që të gjitha skuadrat e Ligës C janë të një niveli, me dallime të vogla, te grupi i Kosovës përvoja e Sllovenisë dhe Greqisë bëjnë dallimin e madh,” ka thënë ndër të tjera Bunjaki.
Kosova në shortin për Ligë të Kombeve 2020/21 është tërhequr në Grupin 3 të Ligës C me kundërshtarë si Sllovenia, Greqia (ish kampion i Evropës) dhe Molldavia.