Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Shqelmi i lirisë

Shqelmi i lirisë


Shkruan: Blerim MYFTIU

4 January, 2019 @17:06

Lotët e parë

Më 4 maj 1980, në stadiumin simpatik postmodern të Splitit, në guaskën e Adriatikut, Hajduku nikoqir (i dashur për shumë kosovarë/shqiptarë) luante kundër Crvena Zvezdës së Beogradit ndeshjen e kampionatit të Jugosllavisë së atëhershme. Ndeshje rutinë e kampionatit në shtetin, ende, të patrazuar. Derisa po zhvillohej ndeshja, erdhi lajmi për vdekjen e presidentit të shtetit, Josip Broz Titos. Lojtarët, referët, trajnerët, spektatorët, kroatë e serbë e të tjerë që mund të kenë qenë në fushë apo jashtë saj, u lëshuan në lot. Kishte vdekur krijuesi i Jugosllavisë, simboli i saj, njeriu që i kishte bërë bashkë armiqtë e deridjeshëm dhe kishte krijuar një model komunizmi fluid që ishte bërë shpresë për regjimet e tjera komuniste, shumë më të egra, të Evropës Lindore. Me lot në sy, do të fillohej të këndohej himni i Titos, “Shoku Tito, ne të betohemi”.

Lotët e asaj dite derdheshin vërtetë ndoshta për Titon, por simbolizonin fillimin e shumë lotëve, të vuajtjeve, të krizave e shkatërrimeve që do ta përfshinin shtetin e dikurshëm të përbashkët. Ngjarjet që do të pasonin sidomos nga 1985-a e tutje, pas ngjitjes në skenën politike të Slobodan Miloševićit, do ta çonin sigurt drejt fundosjes gjithçka – jetët, njerëzit, karrierat, shpresat, lumturinë, shoqërinë. Fushat sportive kanë qenë shpeshherë arenat ku janë ndeshur dallimet politike, sociale, klasore. E tillë ka qenë edhe fusha e blertë e stadiumit Maksimir, në Zagreb, me 13 maj 1990 – 10 vite pas derdhjes së përbashkët të lotëve të kroatëve e serbëve për Titon.

Këtë herë, dy popuj historikisht rivalë, rivalë edhe brenda Jugosllavisë për supremaci, kroatët e serbët, do ta kulmonin shthurjen e Jugosllavisë në këtë ndeshje të pazhvilluar. Crvena Zvezda ishte këtë herë mysafire e Dinamos në Zagreb. Ajo ishte ekipi më i mirë i kohës dhe vetëm një vit më pas do të shpallej edhe kampione e Evropës dhe e botës. Në vete përmbante Dragan Stojkovićin, Dejan Savićevićin, Robert Prosinečkin, Darko Pančevin, Siniša Mihajlovićin, Dragiša Binićin e të tjerë. Kurse, Dinamoja e Zagrebit përbëhej nga yjet e rinj kroatë që në vitin 1998 Kroacinë do ta bënin të bronztë në Kampionatin Botëror në Francë – Zvonimir Bobani, Davor Šukeri, Dražen Ladići dhe Kujtim Shala në mes tjerësh. Në letër të barabartë, në praktikë me Zvezdën favorite, por derbi i përjetshëm i klubit më të madh kroat dhe atij serb.

Lotët e fundit

Fitili u ndez në tribuna. Vështirë të thuhet se kush e inicioi, por Željko Ražnjatović Arkani famëkeq, para se të vihej në krye të paramilitarëve serbë dhe të bënte krime në Bosnje e Kosovë, ishte atëbotë prijësi i tifozëve të zjarrtë të Zvezdës, të quajtur Delije, të instrumentalizuar nga nacionalizmi serb i Miloševićit dhe i mashës së tij, Arkanit. Ky i fundit ka qenë në stadium atë ditë. Ithtarët e tij filluan t’i demolojnë karriget dhe ta vënë në zjarr stadiumin. Grupimi nikoqir, Bad Blue Boys, nuk u vonua me kundërpërgjigje. Grupe sporadike filluan të ndeshen në tribuna. Pjesëtarët e Bad Blue Boys filluan të zbarkojnë në fushë me synim për të ngarendur drejt tribunës përballë. Në skenë doli policia e cila sipas vlerësimeve të akterëve të kohës atë ditë përbëhej në shumicë nga serbët. Policët nuk i kursyen shkopinjtë ndaj tifozëve, kryesisht atyre kroatë.

Lojtarët e Dinamos u ngujuan në mes. Ishte fusha e tyre, nuk kërcënoheshin nga tifozët serbë. Provuan ta vënë rendin, provuan t’i pengojnë policët nga brutaliteti. Në mesin e tyre, kapiteni 22-vjeç i Dinamos, Zvonimir Bobani u kacafyt me një polic. Ky e sulmoi atë, Bobani u largua me vrap. Mes tyre sigurisht pati shkëmbim fjalësh, me gjasë jo të hijshme. Kapiteni blu u kthye përnjëherë, filloi të vraponte drejt policit dhe iu hodh përmbi, e shqelmoi, e rrëzoi policin. Ky gjest do të përsëritet me miliona herë në TV. Tok me gjermanët mbi Murin e Berlinit apo vrasjen e Çausheskut në Rumani, do të jetë një simbol tjetër i rrënimit të komuninizmit në Evropë. Ky ishte shqelmi i lirisë, i mbrojtjes së njeriut nga brutaliteti policor. Ky sulm u bë simbol i rezistencës dhe përpjekjes kroate për pavarësi, u bë motivim për një ideal i cili tanimë nuk kishte të ndalur dhe do të rridhte. Atë ditë, sipas shumëkujt, filloi “lufta kroate për mbrojtjen e atdheut”.

Pjesa tjetër është histori në vete, të cilën të gjithë e përjetuam dhe e mbajmë në mend.

Fatura për Bobanin ishte e lartë. Edhe pse ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të kampionatit botëror për të rinj me 1987 kur Jugosllavia u bë kampione bote dhe me 1990 ishte një lojtar i suksesshëm, ai nuk u ftua për ekipin jugosllav që mori pjesë në kampionatin botëror Italia ’90. Davor Šukeri nuk luajti asnjë minutë dhe Andrej Panadići ishte lojtari i vetëm tjetër i ftuar nga Dinamoja për Itali. Mirëpo, Bobanin dhe Kroacinë nuk kishte më kush ta ndalte. Bobani do të bëhej lojtari kyç i ekipit më të mirë të kohës, Milanit. Kurse, tok me Šukerin, Bokšićin, Asanovićin, Prosinečkin, Bilićin, Štimacin, Stanićin, Ladićin, Jarnin e Koznikun, nën udhëheqjen e Ćiro Blaževićit, do ta fitonte, si kapiten, vendin e tretë në kampionatin botëror Franca ’98.


VILLAREAL - REAL MADRID

11 operime s’e ndalën për ta ndalë Realin

La Liga

11 operime s’e ndalën për ta ndalë Realin

04/01/19 @ 07:43

CITY - LIVERPOOL

Kampioni njofton liderin me humbje

Premier League

Kampioni njofton liderin me humbje

03/01/19 @ 22:59

MANCHESTER CITY - LIVERPOOL

City vs. Liverpool, formacionet zyrtare

Premier League

City vs. Liverpool, formacionet zyrtare

03/01/19 @ 19:55

OLE GUNNAR SOLSKJAER

Nuk e do largimin

Champions League/Premier League

Nuk e do largimin

03/01/19 @ 17:47

SULMUESI KOLUMBIAN

Muriel zyrtarizohet te ekipi i ri

Serie A/La Liga/Transfere

Muriel zyrtarizohet te ekipi i ri

03/01/19 @ 16:47

LUCAS PAQUETA

Debutim në derbi për rossonerin e ri, Paqueta

Serie A/Transfere

Debutim në derbi për rossonerin e ri, Paqueta

03/01/19 @ 16:34

CRISTIANO RONALDO

Do ta bëj të pamundurën për Juventusin

Champions League/Serie A

Do ta bëj të pamundurën për Juventusin

03/01/19 @ 15:40

NEWCASTLE UNITED - MANCHESTER UNITED

Perfeksioni i Solskjaerit vazhdon

Premier League

Perfeksioni i Solskjaerit vazhdon

02/01/19 @ 23:14

RIKTHEHET

Pas 11 vitesh, rikthehet

International/Transfere

Pas 11 vitesh, rikthehet

02/01/19 @ 20:27

EDVIN KUC

Ballkani nis vitin me përforcim nga Mali i Zi

FFK Superliga/International/Transfere

Ballkani nis vitin me përforcim nga Mali i Zi

02/01/19 @ 18:42

KUJTIM DUBOVA KALON TE KIKA

Kika merr futbollistin e Gjilanit

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Kika merr futbollistin e Gjilanit

02/01/19 @ 18:33

SHEFFIELD WEDNESDAY

Atdhe Nuhiu me trajner të ri

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Atdhe Nuhiu me trajner të ri

02/01/19 @ 18:22

STAMFORD BRIDGE

Chelsea zyrtarizon Pulisicin

Premier League/Bundesliga/Transfere

Chelsea zyrtarizon Pulisicin

02/01/19 @ 18:10

CARDIFF CITY - TOTTENHAM HOTSPURS

Spurs klinik

Premier League

Spurs klinik

01/01/19 @ 20:36

PËRMBLEDHJE

Kosova në 2018!

FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova/International/Analiza

Kosova në 2018!

01/01/19 @ 18:15

ARSENAL - FULHAM

Xhaka e nis me gol, Arsenali gjen fitoren

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Xhaka e nis me gol, Arsenali gjen fitoren

01/01/19 @ 17:47

TOP 50

50-shja e së ardhmes nga UEFA

Kosova/Champions League/Europa League

50-shja e së ardhmes nga UEFA

01/01/19 @ 16:36

JADEN BROWN

Huddersfield merr reprezentuesin e ri

Premier League/Transfere

Huddersfield merr reprezentuesin e ri

01/01/19 @ 15:40

EVERTON - LEICESTER CITY

3 pozita ngritje

Premier League

3 pozita ngritje

01/01/19 @ 15:21

INTERNATIONAL ALB FOOTBALL

TOP 50-shja e vitit 2018

Shqipëria/Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

TOP 50-shja e vitit 2018

30/12/18 @ 21:15

STAR OF THE GAMEWEEK XXXIV

Ahmed Januzi (Llapi) - Ylli i javës (34)

FFK Superliga

Ahmed Januzi (Llapi) - Ylli i javës (34)

13/05/24 @ 15:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (34)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (34)

13/05/24 @ 09:44

VIDEO

Finalja (2) Highlights: Ylli-Trepça

FBK Superliga

Finalja (2) Highlights: Ylli-Trepça

12/05/24 @ 23:32

BARAZOJNË

Barazimi i siguroi Vëllaznimit pjesën e epërme të renditjes

FFK Liga e parë

Barazimi i siguroi Vëllaznimit pjesën e epërme të renditjes

12/05/24 @ 23:22

FITORE PËR SHPRESA

Trepça’89 fiton dhe shpresat për barazh drejt Superlige, i çon në xhiron e fundit

FFK Liga e parë

Trepça’89 fiton dhe shpresat për barazh drejt Superlige, i çon në xhiron e fundit

12/05/24 @ 22:39

DUKAGJINI TRIUMFON NDAJ PRISHTINËS

Syla vendos ndeshjen, Dukagjini mposht Prishtinën

FFK Superliga

Syla vendos ndeshjen, Dukagjini mposht Prishtinën

12/05/24 @ 22:27

GJILANI MERR 3 PIKËT E NEVOJSHME

Gjilani kryen detyrën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Gjilani kryen detyrën ndaj Lirisë

12/05/24 @ 22:14

BARAZOHET SERIA, NË NDESHJEN DRAMATIKE

Ylli mbijeton furinë e Trepçës në fund dhe barazon serinë

FBK Superliga

Ylli mbijeton furinë e Trepçës në fund dhe barazon serinë

12/05/24 @ 18:49

FITORE JETIKE!

Pas 3 xhirosh fitojnë, Phoenixi pranë mbijetesës

FFK Liga e parë

Pas 3 xhirosh fitojnë, Phoenixi pranë mbijetesës

12/05/24 @ 18:31

DINAMO I AFROHET BARAZHIT!

Fitore e thellë e Dinamos, një fitore para sigurimit të barazhit për Superligë!

FFK Liga e parë

Fitore e thellë e Dinamos, një fitore para sigurimit të barazhit për Superligë!

12/05/24 @ 18:20


 
Të gjitha lajmet nga